Tragedi në Tetovë: 7-vjeçarja ndërron jetë në spital, familja fajëson mjekët

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Spitalin Klinik të Tetovës, duke tronditur opinionin publik. Familjarët akuzojnë mjekët për trajtim të gabuar dhe për faktin se nuk e kanë transferuar në kohë drejt Shkupit për kujdes më të avancuar.

 

Sipas dëshmive të familjarëve, gjendja e vajzës ishte përkeqësuar shpejt, por ekipi mjekësor nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ta nisur menjëherë në një qendër më të specializuar.

 

Ngjarja ka nxitur reagim nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përmes një deklarate publike ka shprehur ngushëllime dhe ka premtuar transparencë të plotë.

 

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.

 

Nga deklarata e Aliut kuptohet se Ministria e Shëndetësisë do të ngrit Komision të posaçëm për të hetuar procedurat mjekësore të ndjekura nga Spitali i Tetovës dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë ose shkelje të protokolleve.

 

Rasti ka hapur sërish debatin mbi gjendjen e shëndetësisë publike, kapacitetet e spitaleve rajonale dhe mënyrën se si trajtohen rastet urgjente. Për shkurtë kohë, kjo është vdekja e dytë në Spitalin e Tetovës e ku familjarët dyshojnë për mjekim të gabuar. (koha.mk)

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Koalicioni Shqiptar triumfon me 10 mandate në Këshillin Kombëtar

Koalicioni Shqiptar, nën drejtimin e Enkel Rexhepit, ka arritur...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Ministri Hoxha zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira...

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur...

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord...

Artikuj të ngjashëm