Rubin: UÇK nuk kishte struktura formale të ushtrisë siç kemi parë në Perëndim

Në vazhdimin e dëshmisë në ditën e tretë, ish-diplomati amerikan, James Rubin, iu drejtua edhe sot trupit gjykues së Speciales.

 

Në pyetjet e gjykatës se a kishte batalione Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës së fundit në vend, ai u shpreh se një gjë të tillë nuk e kishte parë.

 

“Me sa kam parë unë nuk ka pasë batalione apo njësi në UÇK. Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi, apo të ketë struktura të tilla që mund t’i diskutojë. Nuk kam parë asgjë që përshkruan gjëra si batalioni, brigada apo njësi siç duhet të jetë në divizione apo regjimente që kemi parë ne në Perëndim”.

 

“Në dijeninë tonë nuk ka ekzistuar diçka e tillë”, tha Rubin.

 

I njëjti shtoi se nuk ka parë polici ushtarake brenda UÇK-së.

 

“Uniforma disa kishin e disa nuk kishin, nuk i konsideronim si polici ushtarake, apo komandantë të brigadave apo shtab i përgjithshëm nuk kemi parë. Ndonjë analizë të strukturës, nuk po them që nuk kishte struktura, kishte grupe dhe plane nuk kishte struktura formale të ushtrisë, nëse do të ekzistonte një informacion i tillë, do të ishte informacion i inteligjencës dhe unë me siguri do ta kisha ditur”, ka thënë Rubin. (Klankosova)

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur...

Ministri Hoxha zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira...

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord...

Artikuj të ngjashëm