Aleanca Kombëtare Integruese (AKI) në Kumanovë ka marrë një vendim historik – për herë të parë do të garojë me lista për këshilltarë ku përfaqësimi i grave do të jetë 50/50.
Sipas AKI-së, roli i partive politike nuk duhet të kufizohet vetëm në marrjen e pushtetit, por edhe në emancipimin shoqëror dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë. Ky hap i guximshëm, sipas tyre, e bën edhe më të madhe fitoren që synohet më 19 tetor.
BDI, së bashku me partnerët e koalicionit AKI, e kanë vlerësuar këtë si një vendim të rëndësishëm jo vetëm për partinë, por për të gjithë shoqërinë, duke dhënë shembullin që duhet ndjekur nga partitë e tjera.
“Gjërat e mira nuk duhen shpikur, mjafton të ndiqen”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

