Në mënyrë të pautorizuar xhiruan objektin e Policisë, bastisje te dy kumanovarë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Policia e Kumanovës, me urdhër gjykate, ka kryer kontrolle në shtëpitë e dy personave – D.H. (47) dhe D.G. (51), si dhe në hapësirat e biznesit të njërit prej tyre. Aksioni është ndërmarrë për shkak të dyshimeve për incizim të paautorizuar të ndërtesës së SPB Kumanovë dhe automjeteve policore me dron, ngjarje e regjistruar në fillim të gushtit dhe e publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.H. është gjetur një dron, gjashtë fishekë dhe dokumentacion noterial, ndërsa tek D.G. policia ka zbuluar 14 dronë.

Me të dy personat janë zhvilluar biseda zyrtare në stacionin policor, ndërsa materialet e sekuestruara do të përdoren për procedurë të mëtejshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzimet përkatëse./TV21

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur...

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord...

Ministri Hoxha zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm