Amir Idrizi do të jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Komunës së Sarajit

Mbrëmë, në mbledhjen e Kuvendit të Alternativës, u mor vendimi që Amir Idrizi të jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Komunës së Sarajit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Amir Idrizi është i diplomuar në Fakultetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin Menaxhim me Financa, dhe përfaqëson një gjeneratë të re profesionistësh të përgatitur për të sjellë transparencë, zhvillim dhe vizion modern në qeverisjen lokale.

Ky vendim është rezultat i një procesi të gjerë konsultimesh brenda strukturave të Alternativës dhe me qytetarët e Sarajit, me synimin që komuna të ketë udhëheqës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar.

Programi i VLEN-it për komunën e Sarajit do të fokusohet në:

Zhvillimin e infrastrukturës moderne në të gjitha vendbanimet e komunës.

Përkrahjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësim lokal.

Nxitjen e agroturizmit dhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale.

Transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendim të këshillit komunal.

🔹 “Saraji meriton më shumë! Me Amir Idrizin në krye të listës, po ofrojmë njerëzit dhe idetë e duhura për ndryshimin që qytetarët presin,”thuhet në njoftimin nga Alternativa në Saraj./derveni.mk

Më të lexuara

Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti,...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për vizitën e Listës Studentore Serbe në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Haradinaj ka folur...

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: 1.7 milionë pasagjerë vetëm në gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord...

Ministri Hoxha zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Sllovakisë

Në takimin Hoxha-Hriçová u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira...

Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i...

Artikuj të ngjashëm