VLEN dhe Arbëria nënshkruajnë marrëveshje

Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Lëvizjen Arbëria.

“Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Gazmend Aliji dhe Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike.

Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë.

Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori ato do të çlirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet vendor të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.

Kjo marrëveshje është një tjetër hap i madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së.

VLEN për ndryshimin, VLEN për fitoren e madhe të 19 Tetorit!

Më të lexuara

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Azir Aliu ministër i Shëndetësisë, Albrim Hoxha zv/ministër i Bujqësisë! Propozimet nesër para Kuvendit

Kuvendi nesër në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet...

Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i...

Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon...

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari....

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e ri

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e...

Artikuj të ngjashëm