Më 03.09.2025 në ora 13:40 në rrugën ,,Tullana” në Gostivar, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat R.E.(24), E.N.(42) dhe K.N.(30), të gjithë nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se i kanë sulmuar fizikisht 29-vjeçaren N.P. dhe shoqen e saj D.B.(36) nga Gostivari. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet parashtresë përkatëse.(foto ilustrim)

