Sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një njoftim për dy femra të zhytura , të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulanci, Komuna Gradsko.
Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Menjëherë pas kësaj, telefonoi edhe një mjek nga Velesi i cili konfirmoi informacionin dhe kërkoi angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.
Sipas informacioneve të fundit nga terreni, një ekip i Ministrisë së Brendshme me një varkë është i pranishëm në vendngjarje, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë.
Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon.

