Shqipëria kryeson Europën – Rreth 166% më shumë fluturime në qershor sesa para pandemisë

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë në vend. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë zhvillim është vendosja e linjave ajrore “low-cost”, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës, çka ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale.

 

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv. Krahasuar me të njëjtin muaj para fillimit të pandemisë, numri i fluturimeve është rritur me plot 166.4% duke kryesuar Europën dhe rajonin.

 

Kjo rritje e ndjeshme e trafikut ajror tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe ofertës turistike të vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë. Gjatë këtij muaji janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm