Haradinaj: Jam për një qeveri të Hamzës apo Abdixhikut por jo Kurti 3

Haradinaj: Jam për një qeveri të Hamzës apo Abdixhikut por jo Kurti 3 👇

Pesë votat e deputetëve të AAK-së nuk do të shkonin asesi për një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

 

Këto deklarime i ka bërë në Rubikon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Ai ka theksuar se është për qeveri të partive opozitare, por se nuk është për përjashtimin e pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku.

 

Sipas Haradinajt mjafton që të mos ketë qeveri Kurti 3, pasi thotë se është në dëm të Kosovës.

 

“Po vërtetohet që kemi pasur të drejtë që bashkëpunimi me Kurtin është në dëm të Kosovës. Shiheni kush është, ja dëgjuat fjalorin. Edhe jo nuk mendojmë që është ndihmesë për qytetarët e Kosovës që ne me i jep mbështetje Kurtit 3. Jo nuk vjen në shprehje vota për Kurtin. Jo koalicion. Nëse qeverinë e udhëheqë njëri nga opozitarët edhe Vetëvendosje dëshiron me marrë pjesë nuk jam kundër, nëse e udhëheqë Bedri Hamza, Memli Krasniqi apo Lumir Abdixhiku ose unë nuk jam kundër edhe pjesëmarrjes më të madhe”.

 

“Qeveri të udhëhequr nga Kurti jo, jo Kurti 3 por të udhëhequr p.sh nga Lumir Abdixhiku e LVV nëse dëshirojnë me marrë pjesë ne një qeveri më e madhe, një qeveri të unitetit ose e udhëheqë Bedri Hamza e dëshirojmë një qeveri nacionale unë nuk jam kundër. Nuk jam kundër e as përjashtimit total të një strukturë më të madhe, por aleanca nuk ka votë për Kurtin 3”, tha Haradinaj./Indeksonline/

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm