SHGM: Dënim të ashpër për sulmin ndaj ekipit gazetaresk të ALSAT-M në Vizbeg

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër sulmin fizik i cili ka ndodhur sot, ndaj ekipit gazetaresk të televizionit ALSAT-M, i cili po raportonte për zjarrin e madh në deponinë ilegale në Vizbeg.

 

– Advertisements –

 

“Sipas informacioneve nga kolegët, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Shenoll Hajredini janë sulmuar fizikisht nga një person, pronar i mbeturinave për të cilat dyshohet se kanë shkaktuar zjarrin. Sulmuesi ia ka marrë me forcë telefonin gazetarit Tahiri dhe e ka hedhur në zjarr, ndërsa kameramani Shenoll Hajredini gjithashtu është sulmuar dhe kamera e tij është dëmtuar. Personi në fjalë është arrestuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe rasti është paraqitur në MPB. SHGM është në komunikim me pikat kontaktuese në MPB dhe Prokurorinë Themelore Publike për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Kujtojmë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, çdo sulm ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale konsiderohet vepër penale serioze për të cilën parashikohen dënime ligjore. Presim nga institucionet një hetim të shpejtë dhe efikas, me masa dhe sanksione adekuate për sulmuesin”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm