Musa Alili i rreagon ashpër LD-së dhe Zv/kryeministrit Mexhiti

Kryetari i Këshillit komunal në Saraj nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj zv/kryeministrit Izet Mezhiti dhe Lidhjes Demokratike dega Saraj, njofton derveni.mk.

“ Keqinterpretimi i të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë në vitin 2021 për Komunën e Sarajit është vetëm një simptomë e një sëmundjeje shumë më të thellë: paaftësia kronike dhe papërgjegjshmëria e strukturave të vetëquajtura “përfaqësuese” të Lëvizjes Demokratike. Ajo që ndodhi me banorët e Gërçecit, të cilët u regjistruan si banorë të Shishevës ishte për shkak të një ndryshimi teknik në ndarjen kadastrale, dhe keqinterpretimi paraqet turp institucional dhe një shuplakë për çdo qytetar që ende ka shpresuar në ndonjë sens profesionalizmi nga kjo klikë politike.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, bashkë me koordinuesin e degës së LD-së në Saraj, Muhamed Elmazin (që rastësisht është edhe drejtor i NOMAGAS dhe, fatkeqësisht për ne, edhe i afërm i Mexhitit) si dhe deputetja Feride Haxhiu, me daljet e tyre publike, na kujtuan se nuk është nevoja të jesh ekspert për të kuptuar se për çfarë niveli të thellë të analfabetizmit institucional bëhet fjalë. Me gjasë, nuk e dinë as vetë ku fillon dhe ku mbaron Komuna e Sarajit, e lëre më të kenë ndonjë ide për nevojat reale të banorëve të saj.

Këta “Përfaqësues të Popullit” nuk përfaqësojnë askënd përveç interesave të tyre personale dhe të rrethit të tyre të ngushtë familjar. Politika e tyre është një përzierje tragjikomike mes arrogancës, paditurisë dhe servilizmit ndaj patronëve të tyre të përhershëm, VMRO-së. Po, e dimë, keni nevojë për dikë që t’ju mbrojë, sepse Populli nuk është me ju!

Banorët e Sarajit e njohin mirë njëri-tjetrin, e dimë kush jemi, sa jemi dhe çka përfaqësojmë. Ndajmë bashkë gëzimet, dhimbjet dhe sfidat e përditshme. Prandaj, të jeni të sigurt se, si gjithmonë, edhe këtë herë do t’ju ndëshkojmë me votë të lirë dhe demokratike, për t’ju fshirë përfundimisht nga skena politike që padrejtësisht e keni uzurpuar.

Ju jeni me VMRO-në,
Ne jemi me popullin!

Ju presim në Mejdan!” shkruan në facebook Musa Alili./derveni.mk

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm