Për shkak të valës së të nxehtit, Qeveria rekomandon që punëtorët e ndërtimit të mos punojnë nga ora 11 deri në 17

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi rekomandime për mbrojtje nga vala e të nxehtit që prej sot ka përfshirë vendin. Rekomandohet që punëtorët e ndërtimit të mos punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa në këtë periudhë personat me sëmundje kronike, personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos dalin jashtë.

 

 

Qytetarët duhet ta kalojnë pjesën më të nxehtë të ditës në ambiente të mbyllura dhe të freskuara, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të shmangin alkoolin. Duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm personat me sëmundje kronike, personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

 

Ministria apelon te të gjitha institucionet, punëdhënësit dhe qytetarët që të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me masat e mëposhtme:

• Aktivizimi i planeve për kushte emergjente – të gjitha institucionet shëndetësore, institucionet për kujdesin e të moshuarve dhe institucionet arsimore të veprojnë sipas protokolleve të brendshme për gjendje krize;

• Të riorganizohen proceset e punës për punonjësit e ekspozuar në të nxehtë direkte dhe të shqyrtohet mundësia për:

• Shtyrje të procesit të punës në orët kritike (11:00–17:00) për punëtorët e ekspozuar në nxehtësi direkte;

• Punë nga larg, orar fleksibël ose punë me turne të ndarë aty ku është e mundur;

• Punëdhënësit të sigurojnë kushte mikroklimatike për punë sipas planit të veprimit: ambiente me temperaturë deri në 25°C, përveç aty ku natyra e punës kërkon ndryshe;

• Të lirohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç nëse punëdhënësi nuk është në gjendje të krijojë kushte adekuate për punë;

• Institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale të veprojnë sipas planeve për gjendje emergjente, të ndajnë turnet e personelit dhe të sigurojnë ambiente të klimatizuara për pacientët dhe punonjësit;

• Qendrat për punë sociale, vetëqeverisja lokale dhe Kryqi i Kuq të intensifikojnë ndihmën në terren për personat e vetmuar, të moshuar dhe të pastrehë;

• Institucionet arsimore dhe kopshtet e fëmijëve të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orës 11:00 deri në 17:00;

• Punëdhënësit të sigurojnë kushte të përshtatshme për punë (temperaturë deri në 25°C) dhe nëse është e mundur të aplikojnë punë online ose orar fleksibël;

• Të sigurohet transport publik i klimatizuar për qytetarët gjatë gjithë ditës.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm