Mexhiti: Anketat do të jenë një nga faktorët kyç për kandidatët e VLEN-it në zgjedhjet lokale

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se VLEN ende nuk ka konfirmuar kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi procesi i hulumtimit të opinionit publik është në rrjedhë.

 

“Për momentin nuk kemi caktuar emrat, pasi nga ana e VLEN-it janë angazhuar agjenci serioze për të anketuar publikun, ku përpunohen edhe temat, programet por edhe kandidatët e VLEN-it për zgjedhjet e ardhshme lokale. Anketat do të jenë një nga faktorët kryesorë për orientimin e kandidaturave”, deklaroi Mexhiti, pas hapjes së Forumit energjetik në Maqedoni – MEF25 sot në Shkup.

 

Ai tha se “kampusi shqiptar” në zgjedhjet lokale do të konkurrojë si dy opsione politike.

 

“Është kristalizuar tashmë, ka dy blloqe në kampusin shqiptar – VLEN dhe BDI, kështu që ne në zgjedhjet lokale do të garojmë si dy opsione politike”, theksoi ai.

 

Ai shtoi se Arben Taravari tashmë është pjesë e BDI-së dhe pozicionimi i tij politik është i qartë.

 

“Lidhur me Taravarin, ai tashmë është pjesë e BDI-së, pjesë e atij blloku dhe mund të shihni se nëse më parë ishin listat e veçanta për këshilltarë, që të tërhiqej nga VLEN, ai tashmë i ka harruar ato lista, përkundrazi bashkëpunon me BDI-në dhe përgatiten që së bashku të marrin pjesë në zgjedhje, tha Mexhiti.

 

Sipas zëvendëskryeministrit, kjo ndarje e opsioneve politike në kampusin shqiptar është e shëndetshme për një shoqëri demokratike.

 

“Sidoqoftë, shqiptarët në Maqedoni kanë dy opsione, konkurrencën përmes platformave dhe programeve dhe mendoj se kjo është e shëndetshme për një shoqëri demokratike”, tha ai.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm