MPJ: 22 shtetas të RMV-së kërkuan ndihmë për t’u larguar nga territori i Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se, deri në këtë moment, gjithsej 22 persona kanë kërkuar asistencë për të lënë territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre..
Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon aktivisht për sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Paraprakisht, ministria apeloi te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu, nga atje informuan se, është formuar një shtab krizash i cili po ndjek situatën në vazhdimësi dhe është i disponueshëm 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë, mbështetje dhe asistencë.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm