Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon dy muaj pas Fitër Bajramit, fest që u shënua me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit, shkruan Portalb.mk.

 

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.

 

Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja.

 

Manifestimi qendror do të mbahet në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

 

Pas faljes së namazit, muslimanët zakonisht urojnë njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie dhe respekti.

 

Redaksia e Portalb.mk ua uron të gjithë besimtarëve muslimanë festën e Fitër Bajramit, duke uruar për shëndet, mirëqenie, dhe solidaritet.

Më të lexuara

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Artikuj të ngjashëm