E martë, 3 Qershor, 2025
17.8 C
Skopje

Alarmante/ Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë

Shkup, 30 maj – Ekspertët po paralajmërojnë për një krizë demografike të thellë që mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave alarmante të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025, në vend janë lindur 3.526 foshnje, ndërsa kanë vdekur 5.398 persona. Kjo do të thotë se numri i lindjeve po bie, ndërsa i vdekjeve po rritet, duke krijuar një rënie natyrore prej 1.872 banorësh, përcjell INA.

Situata bëhet edhe më dramatike kur shihen të dhënat për martesat: numri i tyre ka rënë për 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas projeksioneve të Entit të Statistikave, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2070 popullsia mund të zbresë në vetëm 500.000 banorë – një shifër që kërcënon tërësisht të ardhmen e vendit. Ndërrohen qeveritë, ndërrohen prioritetet, por pa veprime të menjëhershme, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në një vend të boshatisur.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads