E hënë, 2 Qershor, 2025
25.8 C
Skopje

Taravari: Azir Aliu deri para tre javësh bënte presion për bashkëpunim me BDI-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte ka zbuluar se Azir Aliu, deri para tre javësh, ka ushtruar presion brenda partisë për të filluar sa më shpejt bashkëpunimin me BDI-në.

Në një intervistë për TV Sitel, Taravari ripërsëriti se Aliu, pa dijeninë e tij, ka komunikuar me partinë e Ahmetit që në janar të këtij viti.

“Azir Aliu ka komunikuar me BDI-në që nga janari. Unë nuk kam qenë në dijeni se është ulur dhe ka biseduar. I kam thënë se, të paktën, është dashur të më informojë. Ndërkohë, deri para tre javësh bënte presion, jo te unë personalisht, por brenda partisë, që të fillohej bashkëpunimi sa më parë me BDI-në”, tha Taravari.

Ai u shpreh se tani e befason veprimi i Azir Aliut, i cili – sipas tij – shtiret sikur është kundër BDI-së.

Nëse Aliu merr postin e Ministrit të Shëndetësisë, Taravari i ka uruar suksese, por e paralajmëroi se ai është një resor shumë specifik dhe kërkues.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads