E hënë, 2 Qershor, 2025
19.8 C
Skopje

Ahmeti: Asnjë shqiptar nga 21 punësime të reja në Agjencinë për Bujqësi

Faton Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së fundit të punësimeve në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku sipas tij nga 21 punësime të reja, asnjë nuk është shqiptar, informon POPULLI.mk

 

“Në institucionet e kësaj qeverie pa legjitimitet etnik shqiptar, zerot nuk kanë fund! Në këtë agjenci janë bërë 21 punësime të reja dhe asnjë shqiptar nuk është përfshirë. ZERO!”, ka shkruar Ahmeti në një reagim publik.

 

Ai thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por sipas tij një shembull tjetër i qartë i politikave përjashtuese dhe diskriminuese që po ndjek aktualisht pushteti ekzekutiv.

 

“Kjo nuk është rastësi, por vazhdimësi e një politike të qëllimshme që synon të përjashtojë shqiptarët nga përfaqësimi në institucionet shtetërore”, ka deklaruar Ahmeti. / © POPULLI.mk

Më të lexuara

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Taravari: Azir Aliu ishte personi i parë që ka komunikuar me Ali Ahmetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar...

Shkolla e Norovës, shteti nuk investon dhe prish atë që ndërtuan vetë

“Një shkollë që rrezikon të rrënohet. Një kërkesë e...

Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Ilir Konushevci

Sot, në këtë përvjetor të rëndësishëm, kujtojmë me nderim...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads