VLEN: Me Afrim Gashin, Parlamenti u bë shtëpia e qytetarëve!

Sot shënohet një vit që kur Afrim Gashi mori detyrën si Kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut. Një vit që dëshmoi se edhe në politikë, dinjiteti, përulësia dhe përgjegjësia janë vlera që mund të udhëheqin me sukses një institucion të rëndësishëm të shtetit.

Afrim Gashi, me stilin e tij të veçantë, modestinë dhe me përkushtim të palëkundur, ka arritur që brenda vetëm një viti të ndryshojë rrënjësisht perceptimin e qytetarëve për Parlamentin. Ai e ka transformuar këtë institucion nga një tempull i mbyllur i pushtetit, në një Parlament të hapur, të qasshëm dhe transparent, një Parlament që punon në shërbim të popullit dhe jo për hesap të interesave të ngushta partiake.

Nën drejtimin e tij, është rikthyer dinjiteti i debatit parlamentar, është përforcuar funksioni ligjvënës dhe është ndalur abuzimi me procedurat ligjore siç është keqpërdorimi i flamurit të BE-së siç ka ndodhur më herët. Dialogu politik është inkurajuar, konsensusi është vënë në qendër të vendimmarrjes dhe funksionimi i Parlamentit është bërë më efikas e më i drejtë.

Një prej arritjeve më të rëndësishme ka qenë ngritja e diplomacisë parlamentare në nivelin më të lartë historik. Përmes një numri të madh vizitash zyrtare, takimesh bilaterale dhe pjesëmarrjes aktive në forume ndërkombëtare, Parlamenti është pozicionuar si një partner serioz dhe i besueshëm në arenën ndërkombëtare, i aftë të përfaqësojë denjësisht interesat euroatlantike të vendit.

Gjatë këtij viti janë realizuar edhe hapa konkretë drejt digjitalizimit të Parlamentit dhe rritjes së transparencës, përmes platformave të reja digjitale, përmes takimeve të rregullta me gazetarë, si dhe me rritjen e mundësive për qytetarët që të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre.

VLEN shpreh mirënjohje për këtë qasje të re në politikë, që përfaqëson vlerat për të cilat qëndrojmë, punë të ndershme, përfaqësim dinjitoz dhe institucione në funksion të qytetarëve.

Ky është vetëm fillimi. Jemi të bindur se me këtë ritëm, me këtë vizion dhe me këtë integritet, Parlamenti do të vazhdojë të jetë jo vetëm shtëpia e ligjvënies, por shtëpia e secilit qytetar të këtij vendi.

Urime Afrim Gashi për një vit të suksesshëm në krye të Parlamentit!

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm