E shtunë, 31 Maj, 2025
17.8 C
Skopje

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga punësimet publike – rast flagrant në HEC Mavrovë–Vërtok

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për punësimet e fundit në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok, ku janë angazhuar 12 persona të rinj dhe asnjë prej tyre nuk është shqiptar, ndonëse ky hidrocentral ndodhet në zonën e Gostivarit, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.

Ky vendim paraqet një shembull të qartë të përjashtimit etnik në institucionet publike dhe shkon në kundërshtim me frymën e përfaqësimit të drejtë, për të cilën është ndërtuar modeli institucional i shtetit.

Një qasje e tillë, përveçse dëmton ndjeshëm besimin qytetar, e rrezikon kohezionin ndëretnik dhe komprometon parimet themelore të funksionimit demokratik dhe shumëetnik të shtetit.

BDI thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence sistematike për spostimin e qytetarëve shqiptarë nga pjesëmarrja në institucionet shtetërore, për çka kemi ngritur shqetësime të përsëritura në muajt e fundit.

I bëjmë thirrje Avokatit të Popullit të ndërmarrë menjëherë procedurat e nevojshme për vlerësimin e e kësaj gjendje provokuese si dhe të konstatojë nëse ka pasur shkelje të të drejtave për përfaqësim të barabartë dhe mosdiskriminim.

U drejtohemi gjithashtu përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend, që me vëmendje të ndjekin këto zhvillime shqetësuese, të cilat bien ndesh me angazhimet për ndërtimin e një shteti gjithëpërfshirës, të drejtë dhe funksional.

BDI do të vazhdojë të angazhohet në mënyrë të palëkundur për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për respektimin e barazisë dhe ruajtjen e karakterit shumetnik të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Bashkimi Demokratik për Integrim

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Taravari: Azir Aliu ishte personi i parë që ka komunikuar me Ali Ahmetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar...

Dauti bind Mickoskin ta vizitojnë Nerovën për të gjetur zgjidhje për shkollën

Problemi shumëvjeçar i shkollës në Nerovë pritet të marrë...

Bekim Maksuti lirohet në arrest shtëpiak

Ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti,...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads