E premte, 30 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Dauti: Nesër në Parlament, shumica godet rëndë diasporën shqiptare!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal. Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona. Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend. Kështu shkruan në Facebook, deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti, ndërsa informon se nesër, në seancë të Parlamentit do të tentohet të votohet Ligji për vetqeverisjen lokale, që sipas saj, është një goditje e rëndë ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë përkohësisht.

 

Postimi i plotë i deputetes Ilire Dauti:

 

Nesër në Kuvend – në rrezik përfaqësimi i 260.000 qytetarëve, shumica shqiptarë!

 

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim nga pjesëmarrësit në Qeveri, kaloi vendimi për përjashtimin e 260.000 qytetarëve nga përllogaritja për përfaqësim në punësime, buxhet dhe pushtet lokal. Prej tyre, 66% janë shqiptarë, mbi 172.900 persona.

 

Tani, ky vendim po tentohet të bëhet ligj, përmes ndryshimeve në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, që nesër do të jetë në seancë plenare në Kuvend. Kjo nënkupton që mërgata jonë – pjesë e pandarë e popullit – të fshihet nga numri i këshilltarëve në komunat tona.

 

Kjo nuk është vetëm padrejtësi statistikore, por një goditje e rëndë ndaj përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë përkohësisht, por që mbajnë lidhje të forta me vendlindjen.

 

Vetëm nga ndarja e kredisë hungareze, vendbanimet shqiptare morën afro 8.5 milionë euro më pak. Tash po zvogëlohet edhe numri i këshilltarëve.

 

Të flasim me fakte tani, që të mos mbetemi duke numëruar pasojat më vonë.

Më të lexuara

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Tronditje në sallën e operacionit: I hoqën 35 gurë në veshka, pinte tre litra pije të gazuara në ditë

Urologu brazilian, Dr. Talas Andrade, ka paralajmëruar për rreziqet...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads