Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën “Cigani”, i cili ishte në arrati për më shumë se dy dekada për vrasje është arrestuar në qytetin grek të Katerinit, konfirmoi Ministria e Brendshme.

“Sot (26.05.2025) u informuam nga policia greke se e kanë privuar nga liria Aco Bocevskin, i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi, të datës 30.06.1998 për vuajtje të dënimit me burg prej 15 vitesh për një krim të kryer sipas nenit 123 (vrasje) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, tha Ministria e Brendshme.

Bocevski u dënua për vrasjen e Seat Ibraimit, të kryer në mes të ditës në nëntor të vitit 1997 në qendër të Shkupit. Vrasjes i parapriu një ndjekje e shkurtër me makina nëpër rrugët e Shkupit, pas së cilës Ibraimi, duke drejtuar një Mercedes, doli nga rruga pranë ndërtesës së kompanisë së sigurimeve “Kjubi”. Bocevski, i cili po ngiste një Corvette, u ndal pas tij, doli nga automjeti dhe me gjakftohtësi qëlloi Ibraimin me disa të shtëna, duke zbrazur një karikator të tërë nga arma.

 

Edhe pse u dënua në vitin 1998, ndërsa LSDM ishte në pushtet, Bocevski iku pasi iu dha arrest shtëpiak dhe i shmangu me sukses zbatimit të ligjit për vite me radhë, por ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. (INA)

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar...

Skandal në Ndërmarrjen e Transportit Publik në Shkup: Punonjësit kapen duke vjedhur naftë në garazhet e ndërmarrjes

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se punonjës...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Artikuj të ngjashëm