Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me motoçikletë-skuter qëlluan me armë automatike drejt një shtëpie në pronësi të M.T. në rrugën 111 të Tetovës. Autorët ishin të maskuar me maska të njohura në TikTok dhe menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes. Në shtëpi ndodhej familja e viktimës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja dhe u konstatuan dëme materiale. Policia dhe prokuroria po hetojnë rastin.