E enjte, 29 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Zyrtare: Milani emëron Igli Taren si drejtor të ri sportiv

Milani ka njoftuar zyrtarisht se Igli Tare është drejtori i ri sportiv pas muajsh negociatash, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.

 

MARKETING

 

 

“AC Milan njofton emërimin e Igli Tare si drejtor sportiv të ekipit të parë. Ai do të raportojë drejtpërdrejt te drejtori ekzekutiv i klubit, Giorgio Furlani”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

 

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Taren në familjen Rossoneri. Ai është personi i duhur për të nisur një kapitull të ri”.

“Kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, shtoi Furlani në faqen zyrtare të klubit.

Një ish-sulmues dhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë që luajti në Serie A për Brescian, Bolognan dhe Lazion, Tare e filloi karrierën e tij si drejtor sportiv te Lazio menjëherë pas daljes në pension në vitin 2008.

 

“Të bëhesh pjesë e një klubi si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol”.

 

“Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses. Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, ka thënë Tare pasi mori këtë rol.

Më të lexuara

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Dauti: Nesër në Parlament, shumica godet rëndë diasporën shqiptare!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

Ish deputeti Salim Sulejmani sot në seancën qeveritare është...

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

FRASH: Zgjodhët Adnan Azizin, në vend se të ardhmen me ASH-në dhe Arben Taravarin

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka dërguar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads