E shtunë, 24 Maj, 2025
17.8 C
Skopje

BDI: Mickoski vazhdon edhe në skenë publike të demonstrojë përbuzje ndaj shqiptarëve

Një skenë e paprecedentë ndodhi publikisht në Zhelinë, ku kryetari i Komunës u përul përpara kamerave, përpara gjithë opinionit, në një akt që u perceptua gjerësisht si nënçmim dhe “disiplinim” politik nga ana e Kryeministrit aktual të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Flaka. Kjo ngjarje, për shumë qytetarë dhe analistë, nuk ishte rastësi – por pjesë e një strategjie të qartë të dominimit monoetnik në institucionet shtetërore.

 

Kritikat ndaj qëndrimeve të Mickoskit ndaj shqiptarëve nuk janë të reja. Sjellja e tij është interpretuar në vazhdimësi si përçmuese ndaj komunitetit shqiptar, gjë që këtë herë u bë hapur, në skenë publike. Zhvillimi në Zhelinë shihet si konfirmim i premtimeve të tij parazgjedhore për “t’u treguar vendin shqiptarëve” – një diskurs që thellon ndasitë etnike dhe minon bashkëjetesën demokratike.

 

Ky akt nuk është i izoluar. Pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, proceset e punësimeve në administratën shtetërore janë zhvilluar në mënyrë diskriminuese, ku shqiptarët janë lënë jashtë çdo avancimi institucional. Kjo padrejtësi sistemike, e shoqëruar me heshtje institucionale, ka krijuar një precedent të rrezikshëm të qeverisjes me logjikën e shumicës absolute dhe përjashtimit të tjetrit.

 

Ngjarja në Zhelinë nuk ishte thjesht një akt personal. Ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj decentralizimit kushtetues, një nga arritjet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit dhe një garanci për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në nivel lokal. Kryetari i komunës është i zgjedhur nga qytetarët dhe nuk guxon të bëhet objekt i “disiplinimit” politik nga pushteti qendror.

 

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është heshtja e klasës politike shqiptare, e cila, me pasivitetin e saj, po legjitimon fyerje dhe nënçmime të vazhdueshme ndaj komunitetit që përfaqëson.

 

Shqiptarët nuk e meritojnë këtë trajtim. Demokracia nuk përkufizohet me heshtje, por me qëndrim. Dhe është momenti që ky qëndrim të jetë i qartë, i drejtë dhe dinjitoz. Flaka

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

NJË DITË PARA VIZITËS SË KALLAS NË SHKUP, ROKAS TAKIM-MËNGJESI ME XHAFERIN

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, ambasadori...

Bekim Rexhepi: Bashkimi Demokratik për Integrim: Dalzotës i pushtetit dhe mbrojtës i interesit kolektiv

Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Çdo qytetar i Maqedonisë i detyrohet mesatarisht bankës rreth 2,300 euro

Kompanitë dhe qytetarët u detyroheshin bankave gjithsej 8.268 miliardë...

Erdogan: Ky është mandati im i fundit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se nuk ka...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads