E premte, 23 Maj, 2025
15.8 C
Skopje

Bekim Rexhepi: Bashkimi Demokratik për Integrim: Dalzotës i pushtetit dhe mbrojtës i interesit kolektiv

Barazia në pushtet është një parim themelor i Marrëveshjes së Ohrit dhe një shtyllë kryesore plarformës politike të BDI-së. Por barazia nuk nënkupton vetëm pjesëmarrje numerike në institucione siç është tani në këtë Qeveri jolegjitime ( pa legjitimitet etnik); ajo kërkon akses të barabartë në vendimmarrje, në burime shtetërore dhe në ndikim strategjik. BDI ka siguruar poste ministrore, drejtori dhe funksione të tjera të rëndësishme në shtet. Por pyetja që ngrihet është.

Shpesh, shqiptarët ndihen të përjashtuar nga formulimi i politikave madhore, veçanërisht në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe diplomacisë. Rrjedhimisht, barazia në pushtet shpesh mbetet simbolike, e jo funksionale

BDI ka ndërtuar imazhin e saj si garantues i stabilitetit politik dhe si urë ndëretnike. Megjithatë, praktikimi i pushtetit nuk mund të jetë vetëm i qëndrueshëm — duhet të jetë edhe reformues dhe përfshirës. Qeverisja efektive kërkon përmirësim të shërbimeve publike, luftë kundër korrupsionit dhe garantim të barazisë para ligjit.
Një aspekt kyç i fuqisë në qeveri është kapaciteti për të ndikuar në vendime strategjike. Shqipëtarët në të kaluarën kan pasur përfaqësim në qeveri, por shpesh është perceptuar si “partner numerik” e jo partner politik me peshë të barabartë. Kjo ka bërë që shumë vendime të rëndësishme të kalojnë pa konsensus të vërtetë ndëretnik, duke nxitur frustrim dhe ndjenjë përjashtimi. Vendimmarrja e barabartë kërkon jo vetëm përfaqësim në nivel të lartë, por edhe një mekanizëm funksional të vetos, konsultimit dhe ndikimit të vërtetë.

Për herë të parë në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, një parti shqiptare – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – ka marrë rolin udhëheqës në procesin e integrimeve euroatlantike të vendit. Kjo është një kthesë e rëndësishme jo vetëm për vetë BDI-në, por edhe për pozitën e shqiptarëve në jetën shtetërore.

Nga një komunitet që historikisht ka kërkuar barazi dhe përfaqësim, shqiptarët, përmes BDI-së, kanë kaluar në një fazë të re: prej përfaqësuesish të interesave etnike, në bashkë-arkitektë të së ardhmes europerëndimore të shtetit. Marrja e përgjegjësive në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në diplomaci dhe në proceset negociuese me BE-në, tregon një pjekuri të re politike dhe përforcon tezën se stabiliteti dhe progresi në Maqedoninë e Veriut janë të pamundur pa pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe në ruajtjen e balancave ndëretnike. Megjithatë, barazia e vërtetë në pushtet dhe në vendimmarrje mbetet ende e paplotësuar. Për të qenë me të vërtetë dalzotës, BDI duhet të kalojë nga pjesëmarrja simbolike në ushtrimin efektiv dhe të barabartë të pushtetit — me fokus te transparenca, përgjegjësia dhe përfshirja reale e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Përveç rolit të saj në proceset politike dhe eurointegruese, Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë aktive edhe në zhvillimin e projekteve madhore infrastrukturore, që kanë rëndësi strategjike për lidhjen rajonale dhe zhvillimin ekonomik. Projektet si Korridori 8 – që lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – si dhe aksi rrugor Tetovë–Prizren dhe shum projekte të tjera , janë dëshmi e angazhimit të BDI-së për të lidhur shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Ky i fundit nuk është vetëm një rrugë ndërlidhëse, por një projekt me simbolikë kombëtare dhe potencial të madh ekonomik për rajonin e Pollogut dhe Kosovën. Përfshirja e BDI-së në këto projekte sinjalizon një orientim më të fortë drejt zhvillimit rajonal, bashkëpunimit ndërkufitar dhe rritjes së ndikimit ekonomik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më të lexuara

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

NJË DITË PARA VIZITËS SË KALLAS NË SHKUP, ROKAS TAKIM-MËNGJESI ME XHAFERIN

Një ditë para vizitës së Kallas në Shkup, ambasadori...

Haradinaj: Kurti po përdor njerëzit e VLEN-it për të kontaktuar me Adem Hoxhën

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave...

DAP, ESHS, “Drini i ZI”…. vazhdon përjashtimi sistematik i shqiptarëve

Në konkursin e DAP-it të publikuar më 26 shkurt,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads