Tom Fletcher, kreu për çështjet humanitare, foli në emisionin Radio 4 të BBC-së për sasinë e pamjaftueshme të ndihmës që Izraeli po lejon të hyjë në Gaza.
Presioni ndërkombëtar për shkak të urisë së afërt e detyroi Benjamin Netanyahun që të dielën në mbrëmje të shpallë se do të lehtësojë bllokadën shkatërruese 11-javore të ndihmës humanitare për të parandaluar një “krizë urie” në Gaza, por vetëm në një nivel minimal.
Fletcher tha se pesë kamionë me ndihma humanitare hynë dje në Gaza, por ai e përshkroi këtë si një “pikë në oqean” dhe një sasi krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e popullsisë. Ai tha se kamionët me ndihma, që përmbajnë ushqim për foshnja dhe ndihma ushqimore, teknikisht ndodhen në Gaza, por nuk kanë arritur ende te civilët sepse ndodhen në anën tjetër të kufirit.
“Unë dua të shpëtojmë sa më shumë nga këto 14.000 foshnja në 48 orët e ardhshme”, deklaroi ai.