E shtunë, 17 Maj, 2025
10.5 C
Skopje

Mbi 15.000 nxënës do të japin provimin e maturës shtetërore, interes më i madh edhe këtë vit për testin e gjuhës angleze

Për dhënien e dy provimeve eksterne nga matura shtetërore, që do të mbahet më 31 maj dhe 11 qershor, janë paraqitur 15.004 kandidatë. Nga këta, 8816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat ​​e arsimit artistik.

 

“Përgatitjet për organizimin e provimit të maturës shtetërore po vijojnë sipas dinamikës së planifikuar. Po bëhen përgatitjet e fundit për realizimijn e provimeve”, deklaroi për MIA-n Daniela Jovçevska-Mihajllovska, drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), dy javë para provimit të parë të jashtëm – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit.

 

Sipas të dhënave të QSHP-së, për provimin e gjuhës maqedonase janë regjistruar 9969 nxënës, për gjuhën shqipe 4339, për gjuhën turke 292 dhe për gjuhën serbe 10 nxënës.

 

Provimi i dytë i ekstern nga matura shtetërore, i cili është zgjedhor për nxënësit, do të zhvillohet më 11 qershor. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në këtë maturë shtetërore numri më i madh i nxënësve zgjodhën të jepnin provimin e gjuhës (13,457).

 

Për testin e matematikës janë regjistruar 1246 nxënës, 73 do të japin gjuhën gjermane, 24 – gjuhën frënge, 62 – estetikë. Për testin e filozofisë janë shtatë kandidatë, katër për rusishten dhe tre për italishten. Për të mbikëqyrur procesin e provimit, QSHP do të angazhojë rreth 2000 testues.

 

Maturantët e shkollave të mesme do ta japin provimin e maturës shtetërore në shkollat ​​e tyre nëse i plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. Për shkollat ​​që nuk kanë mjediset e nevojshme, QSHP do të mundësojë që provimi të zhvillohet në fakultete bazuar në kërkesat e paraqitura nga shkollat ​​e prekura. Së shpejti, QSHP në faqen e saj të internetit do të publikojë orar me vendet, domethënë, nxënësit nga cilat shkolla do ta japin provimin dhe ku.

 

“Të gjitha shkollat ​​që i plotësojnë kërkesat hapësinore, në përputhje me Rregulloren për organizimin e provimit të maturës shtetërore, që do të thotë një metër e gjysmë distancë përpara dhe pas nxënësit dhe nga anash, kanë mundësinë ta japin provimin në sallat e mëdha që kanë në shkolla, të cilat janë palestrat ose sallat. Për shkollat ​​e mbetura, të cilat nuk kanë mundësi të tilla ose nuk i plotësojnë kërkesat hapësinore, provimi shtetëror i maturës do të organizohet në vende të tjera, më saktësisht në fakultete”, tha Jovçevska-Mihajllovska.

 

Qendra Shtetërore e Provimeve paradokohe u ka kërkuar drejtorëve, gjegjësisht këshillave shkollorë të maturave, të analizojnë kushtet e hapësirës dhe nëse nuk janë në gjendje të organizojnë provimin në shkollat ​​e tyre sipas Rregullores, të paraqesin një kërkesë për hapësirë ​​alternative.

 

Drejtoresha e QSHP thotë se ka më shumë shkolla të tilla në vend, por ndryshe nga vitet e kaluara kur, siç tha ajo, ata vetë siguruan dhe transportuan tavolina dhe karrige për provimet e maturës në sallat e sportit të shkollave të tjera, këtë vit fakulteteve do t’u ofrohen kushte ku gjithçka do të jetë e përgatitur për to.

 

Ideja për instalimin e bllokuesve për telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike, të cilat do të parandalonin kopjimin dhe abuzimet e tjera në provime, nuk do të realizohet as këtë vit, por ky opsion, thotë Jovçevska-Mihajllovska, mbetet për të ardhmen.

 

Në pritje të dhënies së provimeve eksperne dhe si pjesë e përgatitjeve për provimin përfundimtar, QSHP ka publikuar së fundmi testet nga vitet e kaluara së bashku me përgjigjet e sakta, të cilat i ndihmojnë maturantët si material përgatitor. Krahas provimeve eksterne, një pjesë e provimit shtetëror të diplomimit përfshin edhe dy provime të brendshme dhe një detyrë projekti.

 

Maturantët, të cilët nuk do ta kalojnë provimin e maturës shtetërore në sesionin e provimeve të qershorit ose jo plotësisht, do të mund ta japin atë në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, ndërsa më 14 gusht është provimi eksternt zgjedhor (matematikë, anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

 

Vitin e kaluar, 2023/2024, nota mesatare nga provimi i maturës shtetërore ishte 3,25, në vitin 2023 ishte 3,65, në vitin 2022 nota mesatare nga provimet në të gjitha lëndët ishte 3,78 dhe 3,61 në vitin 2021.

 

Provimi shtetëror i maturës në sistemin tonë arsimor është zbatuar që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të pandemisë së Kovidit.

Më të lexuara

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë...

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Merr pjesë në Samit, por nuk e përmend askund Tiranën – has në reagim postimi i Mickoskit

Kryeministri i Maqedondisë së Veriut Hristijan Mickoski, sot ka...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Parashikimi i motit për sot

Moti sot do jetë i freskët dhe me vranësira...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads