Sot pritet mot pjesërisht i vranët në mbarë vendin, ndërsa në pjesët perëndimore mund të ketë reshje lokale shiu. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me intensitet më të lartë përgjatë luginës së Vardarit.
MARKETING
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 22 gradë.
Në kryeqytet parashikohet mot pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta lokale gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.