E mërkurë, 4 Qershor, 2025
14.8 C
Skopje

BDI e shqetësuar: Përjashtimi i shqiptarëve nga lista për Guvernatorin e Bankës Popullore – cenim i frymës multietnike të shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në garën për Guvernator të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, zgjedhje që pritet të ndodhë më 21 maj, transmeton Flaka

 

Sipas kësaj partie, në listën e ngushtë prej katër kandidatësh, nuk përfshihet asnjë shqiptar, çka sipas tyre nuk pasqyron aspak karakterin multietnik të shtetit. Ata theksojnë se kjo pozitë po trajtohet si pronë ekskluzive e maqedonasve etnikë, ndërsa askush nga strukturat politike dhe institucionale – përfshirë Qeverinë dhe Presidenten – nuk ka ngritur zërin për këtë çështje.

 

BDI kritikon faktin që as përfaqësuesit politikë shqiptarë brenda shumicës parlamentare nuk kanë insistuar që në listë të përfshihet të paktën një ekspert shqiptar i ekonomisë. “Ky vend ka me bollëk profesionistë shqiptarë të kualifikuar për këtë funksion,” thuhet në reagimin e kësaj partie.

 

“Fatkeqësisht, duket se sot nuk guxojmë as të pyesim për këto pozita – e lëre më të luftojmë për përfshirjen tonë në funksione kaq të larta shtetërore,” thuhet më tej në reagim.

 

Sipas BDI-së, kjo situatë është pasojë e një strategjie të qëllimshme përjashtuese nga ana e Kryeministrit, i cili ka krijuar një rreth të mbyllur etnik në Kabinetin e tij dhe në vendimmarrjen institucionale.

 

“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i të gjithë qytetarëve të saj – pa dallim etnie apo përkatësie tjetër. Kushtetuta obligon përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve,” thekson BDI, duke i bërë thirrje Presidentes që të mos ndjekë thjesht kërkesat e Qeverisë, por të respektojë frymën e Kushtetutës dhe karakterin multietnik të vendit.

 

Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm për përfaqësimin institucional të shqiptarëve dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi barazinë në emërimet publike në nivele të larta shtetërore.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads