Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane

Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Kështu thuhet në urimin që lideri i BDI-së, ia ka nisur Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje.

 

Urimi i plotë i Ali Ahmetit:

 

Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

 

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet evropiane.

 

Uroj që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.

 

Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Artikuj të ngjashëm