Një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, ish kryeministrin dhe ish presidentin e Kosovës, që për momentin gjendet në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama.