E martë, 3 Qershor, 2025
27.8 C
Skopje

Degradim dhe “pastrim” i shqiptarëve nga policia e Butelit

Shkup, 12 maj – Stacioni policor në Butel po “pastrohet” nga shqiptarët, ndërkohë që duket se dorë në këtë degradim ka edhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Në pesë vitet e fundit, ky stacion udhëhiqej nga kuadër shqiptarë, ndërkohë që tashmë janë shkarkuar edhe zëvendësshefat që dikur ushtronin detyra udhëheqëse në stacionin policor. Aktualisht, shqiptarët përfaqësohen me vetëm një shef-ndërrimi dhe asgjë më tepër, shkruan gazeta KOHA.

Komandant i Stacionit Policor në Butel është emëruar Stefan Kostovski, kushëri i kryetarit të Butelit, Darko Kostovski. Stefani më parë ka qenë polic trafiku, ndërkohë që ngritja aktuale është bërë për disa shkallë më lartë.

Shumë interesante duken detyrat e Mite Gligorovit, gjithashtu mik i afërt i Darko Kostovskit. Gligorovi ushtron tri detyra në polici: Kryeshef i Njësisë për Punë të Brendshme, Kryeshef në Sektorin e Krim-Policisë, si dhe ushtrues detyre Ndihmëskryeshef në këtë Sektor. Kryeshef i Njësisë për Punë të Brendshme ka qenë Zimri Asani, ndërkohë që zëvendëskryeshef në Krim Polici ka qenë Ali Ismaili, i degraduar tashmë për disa shkallë, konkretisht i urdhëruar të shërbejë në Sektorin e qenve të policisë.

Në ndërkohë, Boban Dodevski është emëruar zëvendëskomandanti i Stacionit, ndërsa ka zënë vendin e Agron Jakupit. Shef ndërrimi është emëruar Goce Miovski dhe Dame Panxhakovski, ndërsa shqiptarët përfaqësohen vetëm me Sali Idrizin si shef ndërrimi. Përveç degradimit të shqiptarëve, ndaj punonjësve policor çdo ditë e më tepër rritet mobingu. (koha.mk)

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Fëmijët në RMV fillojnë të pinë duhan në moshën 13 vjeç

Shtatë nga 10 duhanpirës kanë filluar të pinë duhan...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads