E enjte, 8 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

Abdixhiku refuzon përfundimisht Kurtin – propozon “Qeveri tranzicionale”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ofertën e kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunim politik.

 

 

Në dritën e krizës së thelluar për konstituimin e Kuvendit, dhe pas pranimit të një tjetër letre nga Kurti që përmbante lutje të përsëritura për bashkëpunim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ritheksoi prerazi qëndrimin e partisë.

 

Duke iu referuar “stagnimit serioz të vendit” në katër vitet e fundit, Abdixhiku tha se LDK “e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Vetëvendosje.”

 

Në vend të kësaj, ai tha se LDK propozon një qeveri të tranzicionit me afat të caktuar.

 

“Zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK e konsideron të domosdoshme. LDK-ja propozon nisjen e procesit konsultativ me qëllimin e qeverisë nacionale të tranzicionit me afat të caktuar deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.”

 

Letra e Kurtit

Duke përdorur një gjuhë herë thumbuese e herë përkdhelëse – si fjalia “LDK njihet si parti që nuk heziton për koalicione” – kryeministri Kurti iu drejtua dje për herë të tretë kësaj partie.

 

Në letër, Kurti kërkoi koalicion me këtë parti duke nënvizuar mes tejrash se “koalicionet bëhet pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”.

 

“LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.” – thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit.

 

Në letrën e tij, Kurti pretendon se “nuk kam pasur problem me juve”, një qëndrim që bie në kundërshtim flagrant me deklaratat e tij të mëparshme gjatë fushatës zgjedhore, kur kishte përjashtuar kategorikisht çdo mundësi bashkëpunimi me LDK-në. “Na e kena provu koalicionin me ta. 51 dite na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë nuk mundet me zgjatë. Kështu që na s’bëjmë koalicion me ta” – deklaronte ai.

 

Ndërkohë, Abdixhiku, theksoi dje rëndësinë e shmangies së arrogancës politike, deri në dhënien e një përgjigjeje zyrtare ndaj ftesës. “Pritni, kini durim, do të jemi transparent si çdo herë. Qëndrimet e LDK-së ju tashmë i dini”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

Më të lexuara

VLEN/ Sot formohet kryesia e re, do përbëhet nga 23 anëtarë – Këta janë emrat

Koalicioni VLEN me hapa të ri drejt formësimit të...

Taravari në facebook: S’ia vlen!

Para pak çastesh në faqen e tij në facebook...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Adnan Azizi : Koalicioni “МОЖЕМЕ” ishte eksperiment te shqiptarët (VIDEO)

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa, njëherit edhe deputet i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads