E martë, 6 Maj, 2025
14.8 C
Skopje

Gropat në rrugën për në Matkë, Qyteti i Shkupit mohon ingerencat

Gropat në rrugën e Matkës si duket do të vazhdojnë edhe gjatë kohë të mos sanohen. Kjo për faj të institucioneve të cilët nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësinë që u takon për të sanuar difektet e kësaj rruge, shumë të frekuentuar edhe nga turistët. Në pyetjen e TV Shenja nëse janë kompentent dhe nëse do të marrin ndonjë masë për sanimin e gropave, nga Qyteti Shkupit thonë se përgjegjës për gjendjen e rrugës është vet Komuna e Sarajit.

QYTETI SHKUPIT

“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se rruga që çon deri në Matkë është nën kompetencë të Komunës së Sarajit. Për këtë, ju kërkojmë që të drejtoheni tek institucionet përgjegjëse”.

Por, se ingerencat janë të përziera dhe se komuna e Sarajit në disa segmente nuk është e mëvetësishme e tha dje për TV Shenja kreu i Sarajit, Iljas Veseli.

Veseli tha se është i njoftuar për problemet në rrugën Matkë por sipas tij, përzierja e ingerencave është një problematikë dhe paraqet pengesë dhe ndalon veprimin e plotë të Komunës së Sarajit në këtë drejtim.

KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

Jemi të njoftuar për gropat të cilat janë në atë pjesë, bëjmë përpjekje vazhdimisht që ta rehabilitojmë atë rrugë, mirëpo siç e dini se Komuna e Sarajit në disa segmente nuk është e mëvetësishme dmth, është e varur prej disa institucioneve tjera. Mirëpo, ne si komunë mundohemi që së paku ato gropa, ato pengesa të cilat janë t’i rregullojmë.

Në prononcimin e tij për TV Shenja, Veseli mbeti me shpresë që Qeveria të aprovojë projektet me të cilat Komuna e Sarajit ka aplikuar në thirrjen e dytë, “Qeveria për Komunat”, me të vetmin qëllim, që mjetet buxhetore të Komunës të kanalizohen në rregullimin e problemeve tjera siç është edhe problem i Matkës.

Kujtojmë, veprimin e institucioneve në Matkë e kufizon edhe fakti se kjo zonë është shpallur zonë e mbrojtur dhe se fushëveprimi është shumë i kufizuar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

Më të lexuara

Policia zbardh vrasjen në Shkup

Policia e Shkupit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dje,...

Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Çmimet e benzinës BS-95, BS-98 dhe vajit ekstra të...

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është...

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të...

Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Kryetari i ASH-së Arben Taravari, ka folur për takimin...

Aksident trafiku në Kumanovë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads