Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj Bekim Saliut, duke i kujtuar se kjo është hera e katërt që bëhet pjesë e një kabineti qeveritar, por pa ndonjë rezultat konkret.
“Heren e parë ke qenë në kabinetin e BDI-së, herën e dytë në kabinetin e Zaevit/LSDM dhe tani në atë të Mickoskit/VMRO. Mijallkovi është gjykuar dhe dënuar kur ju keni qenë në Qeveri (keni harruar, sepse keni hyrë e dalë tri herë). Kjo është hera e katërt që je në Qeveri – tregoni një gjë që keni bërë përgjatë këtyre 10 muajve?”, ka deklaruar Lloga.
Reagimi i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj kritikave politike që kanë qarkulluar ditët e fundit, duke hedhur dritë mbi mungesën e kontributit konkret të Saliut në mandatin aktual.
Lloga përmes këtij mesazhi kërkon llogaridhënie publike për veprimtarinë qeveritare dhe mban qëndrim kritik ndaj riciklimit të figurave politike pa rezultate të dukshme.