E hënë, 5 Maj, 2025
13.8 C
Skopje

Një grua nga Zhelina mashtrohet me 1.850 euro nga një “bamirës” nga Kosova i cili i kishte premtuar ndërtimin e shtëpisë

Dje, në Stacionin Policor në Tetovë, një grua 53-vjeçare nga fshati Zhelinë ka raportuar se është mashtruar nga J.K. nga Kosova, i cili përmes rrjeteve sociale ofronte ndihmë për ndërtimin e shtëpive për persona pa strehë.

 

 

“Sipas deklaratës së denoncueses, ajo kishte hyrë në kontakt me personin në fjalë, i cili i kishte premtuar se do t’i ndërtonte një shtëpi, por së pari duhej t’i jepte 1.850 euro, ndërsa pjesën tjetër të shpenzimeve për ndërtim do t’i mbulonte vetë. Pasi i kishte dorëzuar paratë gjatë muajit mars të këtij viti, i dyshuari i kishte thënë se kishte porositur materiale ndërtimore dhe se ndërtimi do të fillonte më 15.4.2025. Megjithatë, në vend të asaj date, hera e fundit që kishte mundur të kontaktonte me J.K. ishte më 17.4.2025, kur ai ishte sjellë në mënyrë agresive, e kishte kërcënuar me fjalë të pahijshme dhe më pas e kishte bllokuar që të mos e kontaktonte më me telefon,” njoftoi policia.

Më të lexuara

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Policia zbardh vrasjen në Shkup

Policia e Shkupit ka zbardhur vrasjen e ndodhur dje,...

2 Maj – Shpallja e Zonës së Lirë, si nisën luftimet në Karadakun e Kumanovës

2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit...

BDI: Gjykata Kushtetuese ka braktisur misionin e saj, vepron sipas agjendës së pushtetit aktual

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon me shqetësim të thellë...

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë vendim që të...

MPB njofton masa të rrepta kundër parkimit të paligjshëm

Dje, nga ora 17:00 deri më 20:00, Sektori për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads