Policia i gjeti tre fëmijët e mitur, të cilët ishin raportuar si të zhdukur nga prindërit e tyre një ditë më parë. Nga MPB për Alsat njoftuan se fëmijët u gjetën në territorin e Shkupit, por nuk zbuluan detaje të tjera.
Bëhet fjalë për dy raste të veçanta në të cilat fëmijët ishin raportuar si të zhdukur – një baba 55-vjeçar kishte denoncuar në stacionin e policisë në Karposh rreth orës 1 të natës së 1 majit se fëmija i tij tetëvjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore, kishte braktisur shtëpinë.
Në një rast tjetër, gjithashtu më 1 maj, prindërit nga Shuto Orizarja denoncuan se vajzat e tyre të mitura, të moshës 11 dhe 14 vjeç, ishin zhdukur. Të tre fëmijët u gjetën gjatë orëve të mëngjesit.