E enjte, 1 Maj, 2025
10.8 C
Skopje

BFI me reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anulimin e themelimit të Medresesë “Isa Beu”

BFI ka reaguar pas lajmit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimit të Qeverisë së RMV-së nr. 02-268, të datës 09.05.2024 me të cilin themelohet Shkolla e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Shkup.

 

Nga BFI nënvizojnë faktin që themelimi është miratuar me Vendim për dhënien e miratimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” nr. 41-3741/2 të datës 26.03.2024 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të verifikuar me Vendim për verifikimin e kushteve për zbatimin e planprogrameve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Vendimin nr. 13-3722/3 të datës 09.04.2024 në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë institucione arsimore në vend.

“BFI e RMV-së do të presë pranimin zyrtar të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së. Më pas do të analizoj “arsyeshmërinë e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Vendimti të Qeverisë së RMV” dhe do të ndërmarrë hapa konkretë juridikë.

BFI e RMV-së dhe Drejtoria e Medresesë i siguron nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar akreditimin e Medresesë. Në këtë kontekst, njoftojmë opinionin se para Gjykatës Kushtetuese kemi inicuar procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 7 të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) me të cilin nuk lejohet “mësimi fetar nëpër shkollat e mesme” me arsyetim se i njëjti është në kundërshtim me amandamentin 7 dhe nenin 22 të Kushtetutës së RMV-së i cili çdo qytetari i garanton lirin dhe mundësin për “arsim fetar” në “shkolla fetare” të organizuara nga BFI ose KOM-i”, sqarojnë nga BFI.

BFI thekson se kanë patur takime me institucionet përkatëse për të gjetur zgjidhje ligjore dhe se procesi është në vijim.

“Me vendimin e miratuar nga Gjykata Kushtetutese, me tē cilin vendim vazhdohet me politikën e mosrespektimit të Kushtetutës dhe krijon një vazhdimësi të mekanizmit të diskriminimit të nxënësve dhe nxënësve të Medresesë. Këtu nënvizojmë se është e pakuptueshme të diskriminohen nxënësit e njē shkolle të themeluar në vitin 1984 dhe ky diskriminim të vazhdojë. Megjithatë, ne me vigjilencë dhe përpjekje maksimale, gjithmonë në frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, do të vazhdojmë me jetësimin e projektit madhor, zyrtarizimit të Medresesë”, thuhet më tej në reagim.

Më të lexuara

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

VLEN/ Sot formohet kryesia e re, do përbëhet nga 23 anëtarë – Këta janë emrat

Koalicioni VLEN me hapa të ri drejt formësimit të...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin qeveritar per Medresenë Isa Beut

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e ka shfuqizuar...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

59-vjeçari me veturë “Passat” goditi shtyllën e kamerave në pikën kufitare “Tabanoc”

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads