E shtunë, 17 Maj, 2025
7.6 C
Skopje

BDI reagon ashpër ndaj programit të ri shkollor: Historia e klasës së VII-të fshin shqiptarët nga tekstet mësimore

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend, thonë nga BDI.

 

Sipas tyre, ky dokument, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët.

 

“Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë që jetojnë në vend.

 

Aty nxitej ndërgjegjësimi për identitetin, bashkëjetesën dhe respektin ndërkulturor.

 

Në programin e ri, këto përmbajtje janë fshirë pa asnjë shpjegim. Mungon çdo përmendje për shqiptarët dhe për rolin e tyre në zhvillimet historike, kulturore dhe shoqërore të këtij shteti.

 

Ky nuk është një ndryshim teknik. Është një mesazh politik – për të krijuar një histori ku shqiptarët nuk ekzistojnë.

 

Është përjashtim i qëllimshëm nga rrëfimi i përbashkët dhe një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj do ta kuptojnë këtë vend dhe ata që jetojnë në të.

 

Historia dhe shoqëria nuk mund të mësohen duke injoruar njërin nga popujt kryesorë të shtetit.

 

Programi i ri jo vetëm që ua mohon nxënësve shqiptarë të drejtën për të parë veten në librat shkollorë, por dëmton vetë përpjekjen për bashkëjetesë, barazi dhe respekt të ndërsjellë.

 

U bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të tërheqin këtë program të njëanshëm dhe të rikthejnë një qasje gjithëpërfshirëse që reflekton realitetin shoqëror dhe historik të Maqedonisë së Veriut.

 

Shqiptarët nuk janë të padukshëm – as në të kaluarën, as në të tashmen, dhe nuk mund të përjashtohen nga asnjë faqe e historisë sonë të përbashkët”, reagojnë nga partia.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

I mituri me kërcënim dhe përdorim force dhunon një fëmijë 14-vjeçar

Më datë 14.05.2025, në orën 20:00 në SPB Shkup,...

Falsifikonte bileta të parkingut dhe dokumente policore – bastisje në Shkup, arrestohet 21-vjeçari

Më 16.05.2025 në Shkup, pas një urdhri gjyqësor, zyrtarë...

50 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre 22 fëmijë dhe 15 gra

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë 22 fëmijë dhe 15...

Kosovë, bora mbulon fshatin Strellc në mes të pranverës

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje...

Për tre vjet 457 persona humbën jetën në aksidente

Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, megjithëse kontribojnë në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads