E shtunë, 10 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me kryeministrin në largim, Albin Kurti.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Haradinaj ka thënë se do të bashkëpunonte me partitë opozitare për ta krijuar shumicën.

Ai ka konsideruar se rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk është i kënaqshëm, teksa ka thënë se pret që të ketë rreth 70 mijë vota në total.

“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se ky rezultat i deritanishëm nuk është i duhuri për vendin.

 

“E pranoj që rezultati nuk është i mirë, nuk jam i kënaqur me këtë rezultat edhe gjithsesi do të reflektojmë, do të reflektojë Aleanca, unë për këtë rezultat, i cili nuk është i mirë dhe nuk është i mjaftueshëm ta ndihmojë Kosovën me këto procese para vetes. Ajo që më shqetëson më shumë është Kosova për shkak se një rezultat jo i duhur, një fitore jo e plotë e opozitës se kemi prit ma shumë na vështirëson procesin përpara por nuk lëkundemi në qëndrimet tona, në drejtimin tonë”, ka thënë ai.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads