E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Stavileci: PDK do ketë rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka vlerësuar lartë votuesit e këtij subjekti për siç tha besimin e në fushatën dhe kauzën e tyre.

 

Por, siç ai u shpreh megjith rezultatin e Exit Polle-ve, sipas komisionerëve e vëzhguesve të tyre, PDK do të ketë rritje edhe më të madhe nga ajo e projektuar deri tani, transmeton klankosova.tv.

 

”Mbetemi të kujdesshëm që çdo votë të mbrohet me korrektësi dhe transparencë”.

 

”Ju informojmë se gjatë mbrëmjes, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër, për të ndarë bashkë, me ju reflektimet dhe hapat e gjithë mëtejshëm”.

 

”Ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën, i një rruge për ma mirë. Po flasim për një proces që ende nuk ka mbaruar. Rezultati ynë është inkurajues”.

 

”Ato çfarë u thanë në rezultatet e Exit Poll-eve, natyrisht që e konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të PDK-së por përsëri nga të dhënat që marrim nga terreni, nga komisionerët e vëzhguesit tanë, del se ne do të kemi një rritje edhe më të madhe sesa kjo që është projektuar”.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads