E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Murtezani në ofenzivë diplomatike, zhvillon takime të rëndësishme në Bruksel

Ministri Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani ka vijuar edhe këtë javë takimet intenzive diplomatike në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në Bruksel.

 

Gjatë dy ditëve të kaluara Murteazani ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, edhe atë me euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos, ku siç njoftohet temë e diskutimi ka qenë e ardhmja evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 

“Në Bruksel kisha bisedë të rëndësishme me Euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos, në të cilën prezantova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për reformat dhe agjendën evropiane”, njoftoi Murtezani në rrjetin social Facebook.

 

Fotografi nga takimi Murtezani – Kos

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Murtezani ka takuar edhe drejtorin e Përgjithshëm të DG NEAR, Gert-Jan Kopman, me të cilin ka disktuar rreth implementimin e reformave nga Agjenda Reformuese 2024-2027

“Samitin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Hapat e ardhshëm në procesin e euro-integrimit të Maqedonisë së Veriut Fokusi ynë mbetet i qartë – reformat dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësi për integrim më të shpejtë dhe më të suksesshëm në BE”, tha mes tjerash Murtezani

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads