E diel, 1 Qershor, 2025
24.8 C
Skopje

Gjysmë vjetori i dytë/ Shkollat e Tetovës fillojnë mësimin me 70 nxënës më pak

Komuna e Tetovës vazhdon të mbajë numrin më të lartë të shpërnguljeve të nxënësve edhe këtë vit. Mbii 70 nxënës kanë marrë fletë-shpërngulje nga shkollat fillore dhe të mesme në këtë qytet . Sipas Sektorit të Arsimit pranë Komunës së Tetovës, megjithëatë ky trend është në ulje krahasuar me vitin e kaluar.

 

“57 nxënës kanë kërkuar shpërngulje nga shkollat fillore dhe 17 nga shkollat e mesme. Krahasuar me vitin e kaluar, kur numri ishte 130, kemi një ulje të ndjeshme, dhe presim që ky trend të vazhdojë të bjerë falë investimeve në shkollat e Tetovës,” deklarojnë nga Sektori i Arsimit.

 

Edhe Komuna e Bogovinës ka regjistruar një numër shpërnguljesh, megjithëse numri i nxënësve atje është ulur ndjeshëm. Gjysmëvjetori i dytë pritet të fillojë me dhjetë nxënës më pak.

 

“Dhjetë nxënës kanë kërkuar fletë-shpërngulje në të gjithë territorin e Komunës së Bogovinës, me shumicën e kërkesave që vijnë nga vendbanimet malore,” njoftojnë nga Komuna e Bogovinës.

 

Ndërkohë, Komuna e Gostivarit nuk ka dhënë një numër të saktë, por sipas përgjegjëses së Sektorit të Arsimit, Aslian Snopçe, trendi është në ulje dhe pritet të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

 

 

“Nuk kemi ende informacione të plota. Këto të dhëna do t’i kompletojmë në ditët në vijim. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake, trendi është në ulje dhe shpresojmë që ky numër të zvogëlohet edhe më tej,” tha Snopçe.

 

Ndryshe nga komunat e tjera, Vrapçishti rezulton të ketë ndaluar plotësisht shpërnguljet. Për më tepër, kjo komunë rezulton të jetë e vetmje në të cilën ka nxënës që janë kthyer nga mërgimi në vendlindje. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads