E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza, është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

 

Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë që disa ditë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

 

Klankosova.tv ka arritur të sigurojë foto të Bedri Hamzës, i cili shihet në dhomën ku po qëndron Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Thaçi, i cili po trajtohet nga mjekët e spitalit publik.

 

Haxhi Thaçi është 87 vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads