Taravari: Ka buxhet për 1.117 punësime të reja në shëndetësi

“Ne kemi siguruar buxhet për 1117 vende të reja pune dhe 600 specialistë privatë, ndërsa me fillimin e vitit të ri do të shpallen konkurset”, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në konferencën për media, së bashku me zëvendësministrin Jovica Andovski dhe sekretarin shtetëror në ministri, Besim Memedi.

“Kjo është pjesë e strategjisë sonë për përmirësimin e kapaciteteve të personelit në kujdesin shëndetësor. Ne iu përkushtuam analizave të hollësishme dhe përgatitjes së ndryshimeve që do të sjellin përparim afatgjatë në shëndetësi. Një aspekt kyç i kësaj pune ishte zhvillimi i një programi për integrimin dhe riorganizimin funksional të njësive shëndetësore në shëndetin publik. Nëpërmjet këtij programi synojmë një shpërndarje të barabartë rajonale të objekteve mjekësore në të gjithë vendin”, theksoi Taravari.

Ai tha se një nga projektet më të mëdha që ka filluar është shkrirja e institucioneve publike nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” në një subjekt të ri juridik, Instituti Shëndetësor Publik Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup. Ai shtoi se kjo nismë do të sigurojë menaxhim më efikas dhe përmirësim të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Taravari tha se në të njëjtën kohë, grupi i punës për dixhitalizimin, i përbërë nga ekspertë, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Dixhital, punoi intensivisht për zhvillimin e zgjidhjeve konkrete për modernizimin e sistemit shëndetësor. Deri në pranverë, ata presin të kenë rezultate fillestare dhe një drejtim të qartë për dixhitalizimin e ardhshëm.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm