Provokuan me flamur serb festën e të rinjve shqiptarë për 28 Nëntorin në Kumanovë, Prokuroria tha se nuk ka bazë dhe i la të lirë

Këto pamje të dy personave me flamurin serb duke brohoritur dhe provokuar nga një ballkon i një lagjeje qendrore në Kumanovë, kanë qenë shkas në elektrizimin e masës së të rinjve që po festonin për festën e Ditës së Flamurit më 28 Nëntor.

 

Siç mëson INA, rasti është evidentuar dhe procesuar nga ana e SPB-së në Kumanovë, që pas dokumentimit të plotë është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Kumanovë, por kjo e fundit ka hedhur poshtë lëndën, duke theksuar se nuk ka bazë për procesim dhe për ngritjen e ndonjë kallëzimi penal.

 

Nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e mëtejme të organeve ligjore dhe se a do të rikthehet lënda për procesim, apo ka marrë fund. Pritet që të ketë përgjigje nga ana e Prokurorisë Themelore në Kumanovë.(INA)

Më të lexuara

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

“A festuat mjaftueshëm? Shumë mirë bëtë. U ndjemë krenarë...

Aksident i rëndë në rrugën Strazhë–Gostivar, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

Artikuj të ngjashëm