E diel, 1 Qershor, 2025
24.8 C
Skopje

(VIDEO) Gjendje e mjerueshme e rrugës në bulevardin “Hasan Prishtina” në Shkup

GAZETARI, SAMIR MUSTAFA

Ky është Bulevardi “Hasan Prishtina” apo ndryshe e njohur në opinion si “Rruga e Kaçanikut”, e cila të dërgon deri tek qarkorja, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, apo ndryshe edhe Shkupin me Tetovën dhe Kumanovën. Përderisa kryeminsitri, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, zihen se kush e ka fajin, qytetarët të cilët frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë, e pësojnë më së shumti, pasi në këtë rrugë ka shumë gropa dhe nuk janë ndërtuar deri në këtë momente”.

Bulevardi “Hasan Prishtina”, e cila është edhe njëra ndër rrugët më të frekuentura në qytetet , vazhdon të jetë makth për qytetarët të cilët frekuentojnë këtë pjesë. Edhe pse nuk deshtën të flasin para kamera e, ata ankohen se i shkatërruan makinat e tyre.

Me mosndërtimin e kësaj rruge, më së shumti e vuajnë edhe pronarët e shumë kompanive, të cilat veprojnë aty, pasi ndryshe kjo pjesë njihet edhe si Zona Industriale-Vizbeg.

E gjitha kjo neglizhencë nga autoritet zyrtare përgjegjëse, doli në pah, pas takimit që kishin kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa, ku kjo e fundit tha se nga qeveria ka kërkuar të ndërpritet ky projekt dhe paratë e parapara për Bulevardin, të destinohen për t’i paguar borxhet që ka qyteti i Shkupit ndaj Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik. Një gjë të tillë u mohua nga Qeveria, mirëpo kjo ngjalli shumë reagime në opinion nga partitë opozitare shqiptare. Ndërsa, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se puna për ndërtimin e Bulevardit “Hasan Prishtina” po vazhdon.

Projekti në fjalë kishte nisur pak para zgjedhjeve lokale nën drejtimin e ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Me këtë projekt parashihet edhe ndërtimi i qarkores afër udhëkryqit midis bulevardit “Sllovenia” dhe “Rrugës së Kaçanikut” në Shkup, me çka do të ndërtohet edhe Bulevardi “Hasan Prishtina”.

Samir Mustafa /SHENJA/

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Xhaferi priti ambasadorin e Francës, diskutohet bashkëpunimi edhe me Parlamentin bullgar

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads