E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Aksident në Greqi – pëson me lëndime një familje katër anëtarëshe nga Maqedonia e Veriut

Një familje katër anëtarëshe nga Maqedonia e Veriut ka pësuar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për Selanik në hyrje të Greqisë, pasi për shkaqe deri trani të panjohura makina ka dalë nga rruga ku sipas mediave lokale të gjithë udhëtarët janë dërguar në spital, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç shkruajnë mediat nga veriu i Greqisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:15 minuta, ndërsa në automjet ka qenë një çift i moshës 48 dhe 50 vjeç dhe dy fëmijët e tyre të mitur të moshës 11 dhe 15 vjeç.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera.

Nga Shërbimi kundër zjarreve në Greqi kanë kumtuar se dhjetë zjarrfikës me gjashtë automjete kanë intervenuar që shoferi të nxirrret nga automjeti i përmbysur me çka me auutomjet të ndihmës së shpejtë është transportuar në spital.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads